EDA XHAJANKA: “Ne daten 12. 12. 2023, prane ambienteve te Fakultetit te Mjekesise Dentare, u mbajt nje leksion me studentet e vitit te peste te Stomatologjise.
Mjeku Amerikan Randy Thompson, anetar i Albanian Health Fund Organization, mbajti leksionin me teme “ Portable Dentistry”. Leksioni bazohej kryesisht ne prezantimin e pajisjeve te nje kabineti dentar ne variantin portativ, si dhe ne rendesine qe ka Dentistria ambulatore ne bote dhe ne Shqiperi. Falenderojme doktor Randy, qe ndan vazhdimisht eksperiencen e tij shume vjeçare me studentet tane. Prej me shume se 25 vitesh mjeket amerikane jane kthyer ne miq shume te dashur e te vleresuar ne Fakultetin e Mjekesise Dentare”!



