Zjarri në banesën në Gjirokastër, humb jetën 12-vjeçarja.
Një 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Dervician të Gjirokastrës.
Mësohet se e mitura Krisanthi Ndriço nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga flakët.
Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse dhe se i lënduar si pasojë e flakëve ka mbetur edhe kryefamiljari Irakli Ndrico, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.