Kryebashkiaku i ndjerë fiton zgjedhjet në Rumani pavarësisht se vdiq nga COVID një javë më parë.
Një kryebashkiak u zgjodh nga një shumicë votash në Rumani të dielën megjithëse ndërroi jetë një javë më parë.
Ion Aliman fitoi 1057 nga 1600 votat në Komunën Deveselu pavarësisht se kishte vdekur në 17 shtator në moshën 57-vjeçare si pasojë e coronavirusit.
Fletëvotimet u shtypën me emrin e tij para se ai të ndërronte jetë dhe nuk pati kohë që të ndryshoheshin.
Një gazetar vendas shpjegoi për Euronews se vendasit e çmonin Aliman, ndaj votat ishin një shfaqje simbolike e mbështetjes, aq edhe një mesazh politik për kundërshtarët e tij.
Anëtarët e këshillit lokal do të caktojnë një nënkryetar bashkie për ta zëvendësuar atë deri sa të zhvillohen zgjedhjet e reja. Nënkryetari aktual i bashkisë Nicolae Dobre, i cili është nga e njëjta Parti Social Demokrate si Aliman po planifikon të kandidojë për pozicionin.
Mircea Preotescu, zëdhënës i Zyrë Qendrore të Zgjedhjeve në Rumani, shpjegoi: “Pasi të vërtetohet vlefshmëria e procesit të votimit, ka shumë të ngjarë që sot, Zyra Zgjedhore do të pranojë, bazuar në një dokument ligjor, të mundësuar nga familja, faktin se fituesi i zgjedhjeve ka ndërruar jetë”.
Aliman rezultoi pozitiv me coronavirus në 4 shtator dhe vdiq 13 ditë më pas në një spital në Bukuresht.