Ditën e sotme (18 gusht) bëri bujë lajmi i gjetjes së një foshnjeje të pajetë në kazanin e plehrave, në lagjen “Ali Demi”, Tiranë.
Nëna e foshnjës, një 32-vjeçare me inicile H.M., u shoqërua nga policia vetëm pak momente më vonë.
Në dëshmine e saj për uniformat blu, 32-vjeçarja ka thënë se foshnja ka lindur i pajetë dhe se nuk kishte lekë për ta varrosur. Problemet ekonomike kanë shtyrë 32-vjeçaren të vepronte në këtë mënyrë.