Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në paraburgimin e Lezhës. Ai është ndjerë keq teksa qëndronte në qelinë e tij dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku paraprakisht bëhet me dije se ka mbërritur pa shenja jete.
Trupi i 28 vjeçarit do të dërgohet në morg për t’iu nënshtruar të gjitha ekzaminimeve përkatëse, për të nxjerrë shkakun e vdekjes së tij.
Ordison Kastrioti ishte lënë nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” por e kishte thyer atë dhe ishte arrestuar nga Policia. Ai ndodhej në qelitë e paraburgimit, aty ku dhe ka nisur të ndjehet keq dhe ka kërkuar ndihmë.
Dyshimet janë se 28 vjeçarit ka pësuar infarkt. Kastrioti është nisur me shenja jete për në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Sapo mjekët kanë marrë trupin e tij, kanë konfirmuar vdekjen e Ordison Kastriotit.
Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Lezhës, për ngjarjen.