“U lodha duke jetuar vetëm”, gruaja në gjendje të rënduar psikologjike hedh nga dritarja dy fëmijët e mitur.
Një nënë 24- vjeçare nga Brooklyn ka hedhur dy fëmijët e saj nga dritarja dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Sipas njoftimit të polcisë mësohet se vetëm foshnja është në gjendje kritike për jetën, ndërsa nëna së bashku me djalin e saj dy-vjeçar janë në gjendje të stabilizuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e ditës së djeshme dhe nga deklarata e nënës mësohet se në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte “lodhur nga të qenit vetë”, ajo hodhi vajzën katër javëshe dhe djalin nga kati i dytë i banesës.
Sipas dëshmitarëve, kur ajo ra, vazhdoi ti përlaste fëmijët e saj. Ndërkohë, autoritetet po merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes.