EMRAT/Zjarr i madh përfshin dhe djeg shtëpinë në Dropull, humbin jetën çifti i të moshuarve.
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në fshatin Hllomo në Dropull.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Raportohet se në banesë jetonin një çift të moshuarish, Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç, të cilët kanë humbur jetën. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Gjirokastër/Informacion paraprak:
Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.