Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, ka kërcënuar gazetarët e redaksisë së GazetaEkspress. Ka qenë vetë media kosovare që ka raportuar kërcënimin, që sipas tyre ka ndodhur mesnatën e kaluar.
Naser Qeli, siç shkruan GazetaEkspress, është futur në redaksinë e kësaj medieje dhe ka kërcënuar gazetarët me vdekje.
“Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e “Express” dhe është futur brenda redaksisë, raporton gazeta. Ai ka kërcënuar gazetarët me vrasje. Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për tu qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit. Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin,”- shkruan Ekspress.

“Express” ka shkruar për Qelin, për ceremoninë martesore me këngëtaren Aida Doci dhe për gruan e tij të parë. Artikulli që sipas medias ka nxehur kërcënuesin është teksti ku Ekspress ka shkruar për ish-gruan e tij.1 / 4Naser Qeli dhe Aida Doci







Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.
(f.m/dosja.al)