19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E reja kallëzon të riun në polici: Bëmë seks, s’më tregoi që ishte dy…

by News Albania
29/08/2020
in Aktualitet
0
51
VIEWS
Share on Facebook

Martesën e parë ai e mbylli me divorc. Me bashkëshorten e dytë lindi një fëmijë. Por edhe tek e dyta dashuria nuk i zgjati , megjithatë ai u vu në kërkim të një historie të re.

Përditë në lokalin ku punonte ai shikonte një vajzë që kthehej në shtëpi në orar fiks dhe ia vuri syrin. Por e reja me inicialet J. R e cila u bë e dashura e shtetasit D. Q., kur zbuloi se ai ishte i martuar, pa një pa dy  iu drejtua Policisë duke e kallëzuar. Denoncimi, përmes të cilit  kërkohej ndihma e uniformave blu për t’u ndarë u regjistrua në Komisariatin numër pesë të Tiranës.

Vajza J.R kujton në Polici çdo të dhënë të njohjes me D.Q që prej ditës së parë kur ai i ndërpreu rrugën, duke i lënë në dorë numrin e telefonit. Por e reja e hodhi numrin përtokë.

‘Mos bëj të vështirën, më tha i panjohuri, je interesante’ – tregon e reja në polici.

Sipas burimeve policore, vajza ka përshkruar se si përditë pas atij moment i riu  shoqëronte për në shtëpi pa thënë asnjë fjalë, deri sa ajo është dorëzuar dhe e ka pyetur për emrin.

‘Filloi të më pëlqente shoqëria me të, bënim rrugën së bashku dhe D. Q., nuk më kërkoi asnjëherë të uleshim në kafe, por vetëm bisedonim’.

Marrëdhënia mes të martuarit dhe beqares ka marrë drejtim tjetër gjatë karantinës së  pandemisë, kur e reja u mbyll në shtëpi.

‘Në muajin mars, ditën nuk e mbaj mend, e telefonova dhe dolëm së bashku në lagje, biseduam për gjëra të ndryshme, por pa i shfaqur njëri- tjetrit asgjë tjetër’ thotë më tej në denoncim vajza me inicialet J. R.

Në javët në vazhdim njohja ka përparuar dhe ata janë ulur në kafenë e parë, pas të cilës kanë vendosur të marrin një dhomë në një hotel që gjendet në Kamëz.

‘Qëndrova me dëshirë dhe kreva marrëdhënie pa dëshirën time’ këmbëngul e reja, lidhja e së cilës u zbulua pasi në një nga ditët intime ata kishin shkrepur fotografi, që u zbuluan në telefonin e vajzë J. R., nga e ëma.

‘Kur mësova që ishte i martuar – shton e reja – e pyeta nëse ishte e vërtetë. Më tha që do të ndahej dhe që më donte. Vendosa ta denoncoj që të shkëputem njëherë e mirë prej tij dhe këtë vendim e mora së bashku me prindërit’ – shton më tej J. R., që vazhdon më tej dhe detajon se me shumë mundësi D.Q – nëse ka rënë në dashuri me të, atëherë ai po mashtron bashkëshorten.

D. Qema sapo është thirrur në Polici, sipas një burimi të ‘Gazetës Si’ pranë Komisariatit numër pesë, ka ngritur supet dhe ka shprehur habi duke pyetur se përse e kishin thirrur.

‘Nuk di ç’të them, por kam rënë në dashuri me J. R. Në lidhje me të qenët i martuar, ia kam treguar që në fillim që isha i zënë. Madje ramë dakord që të martoheshim sapo të divorcohesha’  – tregon i riu.

‘Kërkesën për martesë ia kam shfaqur që në fillim dhe martesa ime nuk ishte pengesë, ajo më tha mjafton të ndahesh dhe nuk kishte asnjë problem’.

I pyetur nga agjentët se përse i mbante fotografitë nudo të së dashurës, D. Q tha se ‘në asnjë rast nuk i kam përdorur si presion, këto foto janë edhe në telefonin e J. R.’

Policia nuk ka vendosur ende se për çfarë vepre do ta referojë ngjarjen, përderisa nuk ka zbuluar asnjë të dhënë presioni apo marrëdhënieje seksuale me dhunë.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania