TRAGJIKE/ E la e dashura, 32-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj ku një 32-vjeçar është gjetur i varur në një pemë.
Sipas mediave greke burri me origjinë shqiptare kishte kërcënuar se do të bënte vetëvrasje ditët e mëparshme pasi ish-partnerja e tij nuk donte të kishte më lidhje me të. Mësohet se burri i cili së fundmi ka munguar në vendin e tij, kur është kthyer ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres së tij për t’i kërkuar rilidhjen me të.
Kur ajo ka refuzuar, ai është kthyer i zhgënjyer në shtëpi, duke shprehur tendenca vetëvrasëse dhe sipas informacioneve, pak më vonë vajza ka njoftuar policinë se i kishte marrë një sms se dëshironte t’i jepte fund jetës.
Pasditen e së hënës ai u gjet i varur në Markopoulo të Ilisë.