Nxënës, mësues dhe prindër, kanë bojkotuar mësimin e sotëm në Shkodër, në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi”. Bëhet me dije se; nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin, pas shkarkimit nga detyra të drejtoreshës Valbona Idrizi.
Ata kërkojnë që drejtoresha të kthehet në shkollë, duke pretenduar se e kanë hequr nga detyra për arsye politike.
“Largimi i drejtores së shkollës mund të jetë për arsye politike, nuk e pranojmë. Arsyeja sipas zyrës së arsimit për zëvendësim me një tjetër drejtor. Do anulohet mësimi nëse nuk ndërhyhet për ta rikthyer”, shprehen prindër dhe mësues.