11 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E fundit: Zbulohet dokumenti sekret/ Vaksina anti-covid do të dalë për një muaj

by News Albania
08/10/2020
in Aktualitet
0
29
VIEWS
Share on Facebook

E FUNDIT/ ZBULOHET DOKUMENTI SEKRET: VAKSINA DO TË DALË PËR NJË MUAJ

Dozat e para të vaksinës antiCovid, pritet të ofrohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, pasi pesë qendra të vaksinimit masiv, janë planifikuar të jenë në veprim deri në Krishtlindje. Raporti sekret i publikuar nga “The Sun”, ka zbuluar se qindra staf të NHS, do të vendosen në pesë pika në të gjithë vendin, duke injektuar dhjetëra mijëra vaksina për publikun çdo ditë. Shtresat më vunerabël ndaj korona*virusit, do të jenë ata që do të vaksinohen të parët, në qendra të administruara nga infermierë dhe mjekë praktikantë në Leeds, Hull dhe Londër, raportojnë dokumentet. Përveç këtyre pesë qyteteve kryesore, mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve do t’u kërkohet të ndihmojnë në përpjekjet masive të vaksinimit, me një njësi ambulatore të lëvizshme, që do të përdoret për të arritur tek komunitetet e rrezikuara dhe në shtëpitë e kujdesit. “Kemi gjasa të marrim rezultatet e provës së parë brenda një muaji, dhe kjo do të thotë se skenari më i mirë për vaksinim, është pak para Krishtlindjeve”, tha një burim për The Sun. Të Dielën, Matt Hancock, konfirmoi se ushtria do të përfshihej në shpërndarjen e një vaksinës. Ministri i Shëndetësisë, tha se planet janë për të kombinuar NHS dhe ushtrinë për përhapjen e vaksinës, dhe se njerëzit do ta merrnin vaksinën “sipas përparësisë”. Pretendenti kryesor, në garën për të gjetur një vaksinë është Universiteti i Oksfordit, ku provat kanë vazhduar që nga Prilli, dhe ka shpresa se vaksina mund të aprovohet nga rregullatorët deri në Krishtlindje.
Rreth 100 milion doza nga Oksford, vaksinë e cila mbetet ende për t’u aprovuar, janë urdhëruar tashmë nga Qeveria. Kjo vaksinë kërkon dy doza, 28 ditë larg, që do të thotë se sfida logjistike me të cilën përballet qeveria, është dyfish më e madhe. Administrimi i dy dozave të një vaksine, për 53 milion të rritur në periudhën gjashtë-mujore do të përfshinte 600,000 vaksinime në ditë.
Dokumentet e zbuluara në The Sun, sugjeruan gjithashtu që punonjësit shëndetësorë duke përfshirë veterinerë, dietologë, gjithashtu mund të ndihmojnë në administrimin e dozave në publik. Ata që jetojnë në shtëpi të moshuarish dhe personeli, do ta marrin atë sa më shpejt që të jetë gati. Të radhës janë personat e moshës mbi 80 vjeç dhe stafi i NHS, të ndjekur nga personat mbi 65 vjeç, të rriturit më të rinj në rrezik më të lartë dhe njerëzit mbi 50 vjeç.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania