Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 e cila do denonconte një abuzim seksual është liruar.
Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka prova.
Ndërkohë Izmir Duraku ka thënë për News24 se nuk ka koment për atë që ndodhi dhe pret të veprojë drejtësia.
Duraku madje u përjashtua nga vetë Policia e Shtetit me urdhër të Ardi Veliut si dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e dënoi rëndë këtë akt pas këtij arrestimi por Prokuroria tashmë vërteton krejt të kundërtën.D.D VM