12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E fundit/ Rastet e shumta me Covid: A do të ketë një mbyllje të dytë? Çfarë paralajmëron Rama

by News Albania
10/10/2020
in Aktualitet
0
36
VIEWS
Share on Facebook

Kryeminsitri Rama njoftoi sot vendimin për bërjen të detyrueshme vendosjen e maskës edhe në ambientet e jashtme, krahas atyre të mbyllura. Sipas Ramës, vendimi merret për të shpëtuar ekonominë dhe jetën, pasi vendi nuk do ta përballonte dot një mbyllje të dytë.

Nëse dikush kapet pa maskë, ai do të gjobitet dhe shuma do t’i kalojë si detyrim tek fatura e energjisë elektrike.

“Nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të ushqimit që merr. Gjoba do të apikohet tek fatura e dritave. Për bizneset, gjoba do të vilet siç është vjellur deri tani“, tha Rama.

“Për ata që ankohen për gjobën, mjafton që të mos e marrë. Ne nuk mund të rrezikojmë shumë për disa persona që edhe ata janë të shumtë. Duhet të luftojmë shumë që të mos mbyllim sërish Shqipërinë, shkollat, bizneset etj., sepse e dimë shumë mirë çfarë pasojash ka kjo“, tha Rama duke shtuar se përdorimi i maskës jashtë është një detyrim edhe në vende të tjera.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në vende të tjera e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar edhe domosdoshme nga ekspertët. Është një temë që është diskutuar çdo ditë në botë“, vijoi kryeministri.

Ndërkohë që shumë shtete të tjera janë duke u futur në karantinë të plotë apo lokale sipas kryeministrit, shqiptarët duhet të marrin në konsideratë vështirësitë që sjell një situatë si kjo e pandemisë duke rritur ndërgjegjësimin.

“Duhet të kemi parasysh që me ftohjen e sezonit, me uljen e temperaturave, me spostimin e masave të njerëzve nga jashtë brenda dhe me rritjen e njerëzve që rrinë në mjedise të mbyllura apo ajrin e kondicinuar, rrezikshmëria e infektimit rritet në mënyrë eksponenciale. Duhet t’i qendrojmë strikt rregullit të ri që do të vendosim nëse nuk duam që të rimbyllemi“, tha Rama.

“Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Kështu që më mirë sot të hedhim një hap tjetër, të jemi të gjithë bashkë dhe solidarë, se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin në drejtim të paditur të ardhurat e familjes. Mos harroni që kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit“, vijoi Rama duke lënë të kuptohet se arka e shtetit është e ngarkuar me këto shpenzime dhe do të ishte i pamundur përballimi i një mbylljeje tjetër.

Rama tha se u përballua me sukses goditja e parë e pandemisë, ndërsa tani mbetet për tu menaxhuar situata, por siç është shprehur edhe më herët, nuk pritet një mbyllje e dytë.

🔴MASAT ANTI-COVID – Të përballojmë të bashkuar dhe me dinjitet e vetëdije qytetare sfidën e vjeshtë-dimrit, për të shmangur medoemos një tjetër karantinë të përgjithshme😷Numrat po rriten me shpejtësi kudo në botë! Disa vende po u rikthehen masave shtrënguese! Shqipëria është në kohë për të reaguar me vullnet dhe përgjegjshmëri qytetare. 🙏 JU LUTEMI MOS LUANI ME SHËNDETIN DHE EKONOMINË FAMILJARE!

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 10. Oktober 2020

Rama shtoi se Shqipëria është në radhën e parë të vendeve që kanë siguruar fondin për vaksinën dhe janë gati ta marrin atë sapo të dalë.

“Kam dëgjuar që shumë vende kanë filluar të marrin masa të reja shtrënguese. Rasti konkret është Austria, ku më herët gjithçka ishte normale dhe ja ku jemi tani që kanë filluar të marrin masa të forta. Më herët, kur kam qenë në mision me OSBE kam parë që nuk përdoreshin maska as brenda dhe as jashtë, por tani, për shkak se kemi të bëjmë me një armik të padukeshëm janë detyruar të marrin masa“, tha Rama.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026
Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In