Dy ngjarje të rënda janë regjistruar sot në Tiranë, ku dy persona kanë rënë ndga lartësia dhe kanë humbur jetën.
Policia bën me dije se, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
Gjithashtu, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.