Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e enjte do të nisë zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.
“Të mërkurën do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore. Dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia kudo, kudo, kudo. Dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë asnjë mundësi për t’ju shmangur gjobave sepse do t’i zbatojmë me OSHEE”, tha Rama.