PREJ DY JAVËSH NË LUFTË PËR JETËN/VDES NË SPITALIN ME COVID MJEKJA NGA TROPOJA
Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit një mjekje nga Tropoja, e cila ndodhej prej disa ditësh e shtruar në një prej spitaleve covid në vend.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për mjeken nga Tropoja, Mire Hysenlekaj, e cila ndodhej në gjendje të rëndë që prej dy javësh.
Hysenlekaj ka qenë prej shumë vitesh e angazhuar si mjeke neurologë në spitalin e Tropojës.
Nuk dihet nëse rasti i Hysenlekajt, do të jetë pjesë e raportimeve të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ekspertës të ndryshëm kanë hedhur akuza për manipulim me shifrat e personave të infektuar apo dhe atyre që humbin jetën.
Ka pasur raste si ai i një arkitekti 28-vjeçar, që humbi jetën në sanatorium, dhe nuk ka qenë pjesë e raportimeve ditore të ministrisë, me pretendimin se mund të mos ketë rezultuar pozitiv në tamponin për Covid, edhe pse ka qenë bartës i virusit, në një fazë të avancuar.