Një efektiv i skuadrës “Shqiponja” ka rezultuar pozitiv me Covid.
Bëhet me dije se po ashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe një polic rrugor në Gramsh.
Mësohet se të infektuarit ndodhen të karantinuar në shtëpinë e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që pak ditë më parë 2 efektivë të skuadrës “Shqiponja” rezultuan pozitivë me Covid.
Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur shifra të larta të të infektuarve me Covid. Ministria e Shëndetësië raportoi ditën e djeshme se 4 persona e humbën jetën nga koronavirusi, ndërsa u shënuan 153 raste të reja.