Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mjetet ishin parkuar në dy lagje të ndryshme, në harkun kohor të 30 minutave.
Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, automjeti me targë AA 300UT tip “Audi” është përfshirë nga flakët në lagjen “Beqir Dardha”. Automjeti i djegur sipas burimeve zyrtare është në pronësi të Bendi Musait, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) në Elbasan.
Dyshohet se mjetit i është vënë flaka, i cili ka qënë i parkuar në vendin ku edhe u dogj që nga fundjava, për shkak të detyrës së tij dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërsa po në Elbasan por kësaj here në lagjen “Haxhias”, ështe djegur një mjet tip “Peugeot” me targa AA 197 HY. Makina është në pronësi të Tomorr Panxhit, pët të cilin ende nuk ka informacione.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për prangosjen e autorëve. Nuk dihet ende nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka