500 mijë dollarë! Kjo është vlera e makinës “GMC Custom Luxury Vehicle” me të cilën kryeministri Edi Rama po shihet të lëvizë të paktën në dy muajt e fundit.
Syri shkruan se Kreu i Qeverisë e ka marrë me qira mjetin e ri që ka vënë në përdorimin e tij, pasi ‘braktisi’ makinën e tipit “Lincoln”. Sipas të njëjtave burime, makina e Ramës është modifikuar për t’ju afruar shijeve të kryeministrit duke u kthyer në një avion privat luksi.
Ajo ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane ndërsa rimesoja është me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori. Makina e re e Ramës është marrë me qira tek një subjekt person fizik, e identifikuar si E. Hoxhallari, dhe për të paguhen miliona lekë qira mujore, por ende nuk dihet shifra e saktë.