Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati, pasi arriti të fitonte betejën me koronavirusin është vetë ofruar për të dhuruar plazmën për pacientët e sëmurë me koronavirus.
Nallbati i është përgjitjur thirrjes nga Ministria e Shëndetësisë për të dhuruar plazmën, që mund të ndihmojë për shërimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.
Kujtojmë që më herët e kanë dhuruar plazmën mjeku Skënder Brataj dhe Roland Xhaxho, të cilët e kanë fituar betejën me koronavirusin pak kohë më parë.