Deputeti Gazment Bardhi ka komentuar draftin e PS për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Bardhi e cilësoi një ligj komunist që kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore.
Ndërsa akuza pati edhe për Felajn, për të cilën thotë se duhej të propozonte një ligj që nuk lejohen katër familjarë në Prokurorinë e Tiranës.
“Shiko të zonjën që e ka propozuar ligjin, e zezë është zonja kolegia që e ka propozuar, i zi është dhe ligji. Ligj tipik komunist që i mohon të drejtën opozitës për të ngritur komisione hetimore, vetëm Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në themel të tij nuk ka kushtetutën , por ka mllefin e një njeriu që ka humbur arsyen. Para se të propozojë për të kufizuar të drejtat e opozitës, do duhet të propozojë për të kufizuar konfliktin e interesit në prokurorinë e Tiranës. Të bëjë një propozim që nuk lejohet që katër familjarë të pushtojnë për gjobëvënie prokurorinë e Tiranës. Shiko autoren e projektligji dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji”, u shpreh Bardhi.