Mero Baze: Dorëheqja e Berishës, çon në Kuvend Ori Nebiaj. Mori më shumë vota, duke buzëqeshur!
Botuesi i gazetës Tema Mero Baze shkruan në facebook-un e tij se dorëheqja e Berishës nga mandati i deputetit, pas shpalljes non grata në SHBA do të çojë në Kuvend, kandidaten Oriela Nebiaj.
“Ironi e fatit është se dorëheqja e Berishës, çon në Kuvend Ori Nebiaj. Edhe ashtu i takonte, se mori më shumë vota se Berisha, vetëm duke buzëqeshur”, shkruan Baze.
Ori Nebiaj ishte e 18 në listën e PD në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit por PD arriti të marrë vetëm 15 deputetë. Ajo nuk mori vota të mjaftueshme për të thyer herësin, ndaj mbeti jashtë Kuvendit.