Antonela ka marrë së fundmi një nismë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Nisma e saj është për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë “single”.
Antonela ka krijuar një agjenci në internet, ku të gjithë kanë mundësi që të gjejnë “njeriun e zmerës”, thjesht duke dërguar të dhënat.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku ka treguar disa detaje se si ndodhin këto njohje.
“Menduam që faza fillestare e regjistrimit të jetë falas, pastaj kur të ketë dikë konkret atëherë vendosëm të kemi një tarifë.
Por edhe njohja vetë kushton pasi për shembull do e njohësh në jetën e natës kushton.
Në këtë mënyrë kushton më pak”, tha Antonela.
Kjo e fundit shtoi se “agjencia është hapur para një muaji dhe jemi përpjekur që ti ngrohim njerëzit dhe ti afrojmë pasi kanë komplekse”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se kjo iniciativë nisi më shumë si nevojë “pasi herë pas herë në shoqëri vajzat dhe djemtë ankoheshin hë na prezanto ndonjë se nuk po na pëlqejnë”.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka