Dokumenti/ Antonio Gallo i Ndranghetas përfitoi fonde publike në Tiranë
Përgjimet e Ndranghetas në lidhje me investimet në Shqipëri janë kthyer në temën kryesore të diskutimeve dhe debateve. Por kryeministri Rama i mohoi kontaktet me biznesin zyrtar të Antonio Gallo-s, i cili është vendosur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Gjithashtu për të shuar çdo dyshim se njeriu i Ndrangheta-s kishte dështuar në vendin tonë, Rama theksoi faktin se prej katër vitesh në bazë të tatimeve, “Gallo Albania” rezulton me humbje që varion nga 5-15 mijë euro.
Ndërkohë sipas një dokumenti zyrtar, rezulton se biznesi i Antonio Gallo-s në Tiranë ka pasur ndërveprim me qeverinë Rama. Në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani ‘Gallo Albania’ me vlerë 44 mijë lekë.