Fotomontazh – Afred Peza, RTSH në sfond
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, dorëheqjet e drejtorëve dhe abuzimet në Radio Televizionin Shqiptar, me ardhjen në krye të tij të Alfred Pezës.
Ky i fundit ka bërë gara fiktive dhe ka ndryshuar stafin e RTSH-së, duke hedhur në rrugë dhjetëra punonjës, të cilët kishin një karrierë të gjatë në televizionin shtetëror.
CNA ka siguruar të tjera dokumente që zbulojnë abuzimet e Alfred Pezës dhe garat fiktive.
- Kriminale/ Alfred Peza heq nga puna nënën e një fëmije me autizëm
- Alfred Peza, shkarkime masive në RTSH
Pak ditë pasi Peza kishte marrë drejtimin e RTSH-së në qershor të 2023-shit, kreu disa shkarkime dhe disa drejtorë dhanë dorëheqjen. Kështu, ai hapi vakancën për disa poste, ndër të cilat edhe për postin e Drejtorit Juridik.
Në shpalljen Radio Televizionit Shqiptar thuhet se aplikimet e kandidatëve për postin e Drejtorit Juridik duhet të dorëzoheshin në datën 14 korrik 2023.
null
Shpallja e vakancës
Megjithatë, ky njoftim ishte sa për formalitet, pasi në të vërtetë Peza e kishte gjetur drejtorin, në këtë post ai kishte emëruar Enkelejd Lamajn.
Në dy dokumentet e mëposhtme, të siguruara nga CNA, konfirmohet se Lamaj është emëruar para afatit të dorëzimit të kandidaturave.
Në datën 7 korrik 2023, një javë para se të mbyllej afati, në një urdhër për ngritjen e një grupi verifikimi, thuhet se Lamaj është drejtor Juridik.
Urdhri për ngritjen e grupit të verifikimit
Gjithashtu, në dokumentin e dytë të datës 14 korrik, Alfred Peza ka firmosur një urdhër që ngarkon drejtorin juridik, Enkelejd Lamaj me tagrat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Urdhri i ngarkimit me tagrat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së
Pra, Enkelejd Lamaj rezultonte i emëruar në postin e shpallur vakant para se të mbyllej afati për dorëzimin e kandidaturave.
Dokumentet e mësipërme vërtetojnë edhe njëherë garat fiktive të Alfred Pezës.
CNA mëson se Peza e ka ndjekur këtë praktikë edhe në raste të tjera gjatë muajve gusht, shtator, tetor e në vijim.
CNA do të vazhdoj të denoncojnë ditë pas dite abuzimet në RTSH, televizionin shtetëror që paguhet me taksat e shqiptarëve./ CNA