Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e mbrojtur dhe e llastuar.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Por gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj se vetja. Ndihem më e mbrojtur dhe më e përkëdhelur kështu”– ka thënë Armina.
Armina ka prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka