Gregu publikon foton me Aneta Ramën dhe shkruan: Përpjekjet e tua për të tejkaluar vështirësit do jenë të paharrueshme tek unë!
Djali i kryeministrit Rama, Gregu, publikon një foto të hershme me gjyshen e tij Anetën, e cila nuk jeton më.
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Gregu dhe publikon foton me Aneta Ramën.
Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama, i vëllai Olsi, Gregu dhe familjarë të tjerë ndodhen në shtëpinë e Aneta Ramës.