Siç ishte parashikuar, muaji qershor do të ketë një mot të paqëndrueshëm.
Deri ditën e enjte parashikohet që në vend të mbizotërojnë reshjet e shiut, ndërsa gjatë fundjavës pritet përmirësimi i kohës.
Sipas meteorologes Adiola Bani, verë tipike do të përjetojmë duke filluar nga ditët e para të korrikut, pasi edhe java e fundit e qershorit do të jetë me reshje.
Gjatë kësaj jave temperaturat do të shkojnë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në fundjavë do të shkojnë deri në 30-31 gradë. Këto temperatura do vijojnë gjatë gjithë muajit qershor. DdVm