21 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

‘Ditë ogurzezë për Australinë’, deklaratat alarmuese të zyrtarëve dhe çfarë pritet të ndodhë pas krizës

by News Albania
03/09/2020
in Bota
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Pandemia Corona godet rëndë ekonominë e Australisë. Në tremujorin e dytë ekonomia ra më fort se kurrë dhe vendi ra në recesion.

Si rezultat i krizës së Coronës, ekonomia e Australisë shënoi në tremujorin e dytë rënien më të lartë se kurrë. Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Statistikave në Canberra prodhimi i brendshëm bruto (PBB) ra në muajt prill deri në qershor me shtatë përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Kjo është rënia më e fortë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave tremujore në vitin 1959. Rënia është madje edhe pak më e lartë se sa kishin parashikuar ekspertët. Meqenëse vendi kishte regjistruar një rënie me 0.3 përqind të PBB-së edhe në tremujorin e parë, Australia gjendet tani në recesion për herë të parë që nga viti 1991. Ekspertët flasim për recesion kur prodhimi ekonomik bie për dy tremujorë radhazi.

Kryeministri Scott Morrison: Kjo është një ditë ogurzezë për Australinë

Shifrat tregojnë për një ndikim “shkatërrues” të pandemisë së virusit Corona në ekonominë australiane, tha ministri i Financave, Josh Frydenberg. “Rekordi ynë prej 28 vjetësh rritjeje ekonomike me radhë zyrtarisht ka marrë fund.” Arsyeja për këtë është kjo “pandemi që ndodh një herë në një shekull”.

Rënie drastike e konsumit privat

Arsyeja kryesore e rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë ishte rënia e konsumit privat. “Kjo është një ditë ogurzezë për Australinë,” tha kryeministri, Scott Morrison në Parlament. Më shumë se një milion vetë kanë humbur vendet e tyre të punës që nga marsi për shkak se masat e karantinës për të luftuar pandeminë kanë paralizuar degë të tëra të ekonomisë.

Megjithë paketat për stimulimin e ekonomisë dhe ndihmat e tjera ekonomike në vlerë rreth 185 miliardë euro, “rruga për të dalë nga recesioni i Coronës do të jetë e gjatë,” tha kryeekonomistja e institutit BIS Oxford Economics, Sarah Hunter. Sipas saj ekonomia e Australisë mund të kthehet në nivelet që ishte para epidemisë nga fillimi i vitit 2022.

Forcat e rendit kontrollojnë rivendosjen e karantinës në Melburn

Rivendosja e karantinës në provincën e rëndësishme të Victoria do ta pengojë rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë. Ministri i Financave Frydenberg tha se kjo do të sjellë një tendosje “të rëndë” të ekonomisë në tremujorin aktual. Rritja e infeksioneve të reja bëri që qeveria të rivendosë në Melburn një karantinë disajavore. /DW/

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban i Devollit

20/04/2026

Fier: Ndodh edhe kështu! I dehur bën njoftim të rremë policicisë se ka vrarë gruan!

20/04/2026

Policia-Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, model suksesi

20/04/2026
Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

20/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In