Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, përshëndeti sot Ditën e Europës, e cila, siç u shpreh ai e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare, me diellin që lind andej nga perëndon.
Sot festohet Dita e Europës, që shënon ditën e deklaratës së Robert Shuman ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Europës, do t’i bënte të paimagjinueshme.
Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës, mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist.
Për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane.
Sot janë parashikuar ngjarje të ndryshme me fokus tek vlerat evropiane, ndërsa kulmon edhe Java e Evropës në kuadër të Javëve Ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES
dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1155204952337716%2F&show_text=false&width=267&t=0