Rihapet për qarkullimin e automjeteve rruga e Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila u bllokua në orët e para të mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi do të kryhet vetëm me goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e tyre në këtë aks rrugor, me qëllim orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.