Provoi si është të masturbohesh çdo ditë, për një javë rresht!
DIKUSH U RRËFYE:
U rritur në një shkollë fetare, isha mësuar se “ata që bëjnë seks vdesin” dhe kur u rrita, u bëra më “rebele” përsa i përket eksplorimit të vetes dhe seksualitetit tim. Në moshë të re, kuptova se masturbimi ishte çelësi i kënaqësisë sime. Kështu, kalova në javë duke u masturbuar për t’ju treguar si është.
Para se ta bëja këtë u konsultova me një mjeke për t’u siguruar që nuk do përbënte ndonjë problem. Ajo më dha “okay-in”, duke marrë parasysh gjithë historikun tim shëndetësor dhe duke mos e bërë shumë të madhe atë që do bëja.
Pas një jave, kuptova që efektet ishin minimale dhe ishin më të dukshme pas një seance masturbimi në mëngjes. Kur ndodhte kështu, ndihesha disi më e përqendruar dhe e vendosur gjatë ditës, por deri në një pikë sa të mbaroja 1-2 punë.
Një efekt tjetër anësor befasues? E gjeta veten duke bërë zgjedhje më të mira për trupin tim. Fillova të ushtrohem dhe të ha më shëndetshëm. Ndoshta ajo që bëja në mëngjes, më bënte të ndihesha seksi dhe kjo më motivoi më tej.
Po në mbrëmje?
Në fakt, mbrëmjeve nuk pashë ndonjë ndryshim. Zakonisht, shumë njerëz thonë se masturbimi në mbrëmje i bënë të flenë më shpejt dhe më mirë, por mua nuk më ndihmoi dhe aq shumë. Kjo ishte pak zhgënjyese në fakt, por në fund të fundit, të gjithë trupat reagojnë ndryshe.
Mund t’ju them se do vazhdoj të kënaqem me veten, përsa kohë që më bën të ndihem mirë dhe më besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi mirë me veten dhe për më tepër, të dimë si ta kënaqim atë 😉
Burimi: Pop Sugar