6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

by News Albania
19/08/2020
in Kulturë
0
115
VIEWS
Share on Facebook

“Diku ku dielli nuk perëndon”një roman me karakter psikologjiko social, në qendër të së cilit është femra. Është aktual dhe ka në brendësinë e tij të vërteta të realitetit të ditëve të sotme, duke filluar nga marrëdhënia prind-fëmijë, sëmundjet e ndryshme apo edhe punët e jashtligjshme që persona të caktuar kryejnë për arsyet e tyre personale. Një libër që godet në mentalitet, në segmentin e shkurtër të largpamjes së individëve. Romani ka për qëllim të zgjojë syrin magjik të POZITIVITETIT tek çdo individ, sepse të gjithë ne e kemi një të tillë.
Ndër faqe lexuesit do përballen me historinë e Helen, personazhes kryesore, e cila arriti të kalonte sëmundje e kërcënime pafund, vetëm me ndihmën dhe mbështetjen e familjarëve të vet. Sepse ajo e dëshironte fitoren, dhe kjo është ajo që njeriu duhet të bëjë “të dëshirojë”, dhe jo vetëm për pak minuta. Ky roman na mëson të kuptojmë çfarë duam e çfarë na bën të lumtur dhe të mos heqim kurrë dorë prej saj. Po ju sjellim dy pjesë nga romani i Enxhit, roman i cili duhet të jetë në sirtarët e librave tanë!

“Dashuria ime,
Jeta babit, të kërkoj shumë falje dhe ndjehem
pafundësisht keq, kur mendoj dhe dëgjoj për
mendimet , që në fakt me të drejtë të fluturojnë në
kokën tënde të bukur. Shpirti i babit, unë dhe mami
, ndoshta jemi të vetmit persona të cilët jetojmë dhe
jetojmë vetëm për ty. Na e punuan pas krahëve bija
ime. Në këto momente jam i burgosur, si fizikisht
po ashtu edhe mendërisht. Zemrën dhe trurin ma
mban ti të lirë.
Engjëlli babit! Drita ime! Ti je engjëlli im! Je e
vetmja në tokë, e kjo është arsyeja përse je shpesh
shënjestra e ligësisë në këtë botë, e cila është plot
me ujë të ndenjur. Je drita ime e cila preket e
para nga poshtërsitë e këtij planeti ogurzi. Je më
e pastër, nga ç’duhej të ishe shpiti im . Por mos ki
frikë vajza e ëndrrave të mia . Babi do mundohet
të dal sa më shpejt nga këtu . Po bëj gjithçka bija
ime. E gjithçka prej teje. Pranoj të vuaj me gjëra
që i meritoj apo nuk i meritoj ,vetëm që të mund të
të ofroj ty një jete sado pak normale. Sepse është”

“Shumë e vështirë për një të panjohur si ti ,të jetë
e të përjetojë gjëra si gjithë të tjerët. Jam këtu
me dëshirën time, bukuroshja ime. Jam këtu, për
të vuajtur unë, çfarëdo problemi që dëshiron të të
vërdalloset ty. E di çfarë? Edhe në burg kam ardhur
me këmbët e mia e në duar mbaja një dosje, e cila
më siguron një dënim të përjetshëm.
Nuk e di se sa shpejt do jetë koha,që do mund të
shihemi së bashku, por të premtoj se do jem pranë
teje sa më shpejt, e ky “shpejt” mund të kërkojë
edhe pak vite. Nuk e di engjëlli im…këtë letër do të
ta sjellë një njeriu im i besuar, Xhejms Lok. Tashmë
do e lë në dispozicionin tënd. Do të jetë me ty kudo
që të shkosh, për të të mbrojtur e hapur dyert e
kyçura, derisa unë të jem pranë teje .
Të përqafoj e të marrë erë aq sa të më shkojë në
stomak.
Babi.”

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In