Pas atentatit të djeshëm me arme zjarri në Lezhë ku u vra Entjan Nikulaj, autorët u larguan me një makinë gri e tipit “BMW”. Automjeti rezulton të jetë i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.
Ata i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.
Brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.