Qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të kalibrave të ndryshme janë sekuestruar në një magazinë në Dibër ku mbaheshin të paketuara në koli.
Pëer pasojë, ka nisur hetimi ndaj administratorit të biznesit Ismail Iskurtaj, 32-vjeç, banues në fshatin Pollazhan.
Në magazinë, u gjetën dhe ekuestruan në cilësinë e provës materiale 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin lëndë piroteknike në kundërshtim me aktet në fuqi përndryshe do të ketë ndëshkime.