Një debat banal në zanafillën e krimit në Lezhë, ku u vra me armë zjarri 26-vjeçari Xhulio Prela, efektiv i FNSH-ve të Shkodrës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.
Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes
Ai kishte dale për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.
Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij Nikollë Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur Sherrnikut.