Zbardhen detaje të reja nga 25-vjeçari Klodjan Rasha, që u vra tragjikisht nga policia mesnatën e të hënës, teksa nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Raportohet se prejardhja e familjes Rasha vjen nga fshati Lashkizë i Zall-Dardhës, në Dibër. Sipas informacioneve familja ishte e urtë dhe e respektuar në fshat.
Pas vitit 1990, pesë vëllezërit e familjes Rasha e kanë lënë fshatin dhe kanë ikur për një jetë më të mirë në periferi të Tiranës. Një tjetër detaj, është se kjo familje ishin me bindje politike të majta.