Pasditen e sotme agjentët e policisë zbarkuan në Durrës për të arrestuar Vangjush Dakon dhe nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë. Informacionet janë kontradiktore.
Dako tashmë është në pranga por nuk dihet nëse u arrestua apo u dorëzua vetë në Tiranë. Kamerat ishin të shumta poshtë shtëpisë së tij në qytetin bregdetar.