Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak minuta më parë ne Elbasan ku pas një sherri me thika në një lokal u plagosën 4 persona.
Në përleshje u përfshinë dy djem dhe babai i tyre duke u konfliktuar me dy persona të tjerë ku babai ka marrë plagë të shumta në trup ndërsa njeri prej djemve është dëmtuar nga grushtet dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si duar, bark apo fytyrë.
Të 4 personat janë dërguar me urgjencë në Spital.