Sipas burimeve paraprake në trupin e 91 vjeçarit janë konstatuar prerje të shumta.
Si pasojë e plagëve dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.