Ngjarja që tronditi Shkodrën, bashkëshorti kishte dhunuar gruan tre herë gjatë ditëve të fundit, e moshuara kishte bërë denoncim.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Shkodër, ku një burrë vrau bashkëshorten dhe më pas veten.
Bëhet me dije se ngjarja ka qenë e paralajmëruar pasi brenda dy javësh gruaja Sanije Bandulla 83 vjeç është dhunuar tre herë nga bashkëshorti i saj, Fadil Bandulla 79 vjeç.
Burime për media raportojnë se hera e fundit që Fadili kishte dhunuar bashkëshorten ishte të shtunën. Madje ditën që e ndjera Sanija është dhunuar ka bërë edhe denoncimin në polici, por që nuk është marrë asnjë masë.
Kujtojmë që ditën e djeshme çifti i moshuar u gjet i pajetë. Dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me kallashnikov gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës.