6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Detaje nga ekzekutimi i futbollistit në Shkodër

by News Albania
18/08/2020
in Kronikë
0
32
VIEWS
Share on Facebook

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta, ndërsa Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.

Burime nga Policia thanë se Gledis Kraja u plagos rëndë rreth orës 21:55 në Shkodër, ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital. Ai ishte qëlluar me 4 plumba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi dhe dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Viktima Gledis Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së, ndërsa vendlindja e tij është Lezha.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, që sipas burimeve është shtetasi Sebastjan Smakaj, edhe ky sportist.

Sipas të njëjtave burime, Smakaj ishte shpallur kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015, si pjesë e klubit “Vllaznia Taekwondo”.

NGJARJA

Rreth orës 21:55, Policia e Shkodrës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Daniel Matlija”. Burimet thanë se i riu Gledis Kraja mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Forcat e Rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe kapur autorin. Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen “Perash” të Shkodrës, kur u qëllua nga mjeti tjetër.

Autori i dyshuar, që sipas Policisë është Sebastjan Smakaj, vëllai i të cilit ishte shok me viktimën, i ka drejtuar automatikun dhe ka filluar të qëllojë. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit, i cili duket se ishte në pronësi të një firme private, pasi lexonte “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur, teksa ndërroi jetë prej plagëve të marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

“Rreth orës 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In