Dështon shitja e Digitalb/ Kompania mbytet në borxhe
Mediat ditët e fundit kanë raportuar një operacion financiar në lidhje me një nga kompanitë ikonë televizive, platformë digitale.
CNA.al ka mësuar nga burime pranë kompanisë se operacioni financiar i shitjes, i cili e kalonte vlerën 15 milion euro ka dështuar.
Negociatat për shitjen e kësaj kompanie, kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe një pjesë e aksionerëve kanë firmosur, por pala blerëse nuk ka mundur të sigurojë shumicën e aksioneve për kontrollin e plotë mbi kompaninë.
Një pjesë e aksioneve të cilët kishin premtuar shitje nuk e kanë finalizuar, duke sjellë kështu edhe mos mbylljen e procedurave të plota që do ta bënin Digitalb një kompani me pronarë të rinj.
Kjo kompani prej gati dy vitesh ka filluar të ketë probleme të thella financiare, pas disa përplasjeve midis aksionerëve dhe së fundmi mësohet se ka humbur të drejtat televizive edhe të disa prej kampionateve kryesore sportive, të cilat e bënin unike platformën.
Tashmë Digitalb, në muajt e fundit ka një rënie të lirë, duke sjellë një thellim të borxheve që mbi 10 milion euro.