Atentat i dështuar në Vlorë! Një pako me rreth 400 gramë eksploziv ishte përgatitur, futur brenda një çante dhe ishte lënë pranë një automjeti në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Kalimtarët e zonës, pikasën çantën e zezë që qëndropnte pranë një makine në lulishten e zonës dhe lajmëruan policinë, duke bërë kështu që qëllimi i atentatorëve të mos realizohej.
Vetëm pak metra më tej çantës, u gjet dhe një aparat celular, që ishte i lidhur me lëndën plasëse. Policia krijoi kordonin e sigurisë, vendosi shiritin dhe evakuoi të gjithë zonën, në mënyrë që forcat xheniere të realizonin shpërthimin e komanduar të eksplozivit.
Forcat xheniere mbërritën. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, efektiovët e mirëpërgatitur, ndoqën procedurat e nevojshme dhe më pas kryen shpërthimin. Gjithçka kaloi pa dëme. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth, në mënyrë që të zbulohet personi që vendosi lëndën plasëse.
Paraprakisht dyshohet se shënjestra mund të ketë qenë pronari i mjetit, ku dhe u la lënda plasëse, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.1 / 5Foto nga ngjarja
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121644089_264763628152743_6103169828851041785_n-1-640x360.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121633706_999496583882723_7750356707539425961_n-1-640x360.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121599761_447122676264386_2515152026647353823_n-640x360.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121429930_489404598682403_4040690475604254871_n-640x360.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121644089_264763628152743_6103169828851041785_n-1-238x178.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121633706_999496583882723_7750356707539425961_n-1-238x178.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121599761_447122676264386_2515152026647353823_n-238x178.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/121429930_489404598682403_4040690475604254871_n-238x178.jpg)
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/10/amaomennffg-1-238x178.jpg)

(f.m/dosja.al)
- 22:44ME VIDEO/ Momenti kur shpërthehet tritoli në VlorëVideoja që po shikoni tregon momentin e shpërthimit të lëndës plasëse që ngriti Vlorën në këmbë, mbrëmjen e sotme. Siç shihet dhe në pamjet, forcat xheniere, mblidhen rreth çantës me eksploziv, kryejnë procedurat e nevojshme dhe më pas largohen për të bërë të mundur shpërthimin e komanduar.
- 23:35Konfirmohet! Pakoja në çantë ishte me eksploziv, kishte në shënjestër një makinë, shpërthimi i komanduar ushton zonënËshtë konfirmuar tashmë. Pakoja e dyshuar që u gjet në lulishten e Vlorës, kishte lëndë plasëse. Forcat xheniere kanë ndërhyrë dhe është bërë i mundur shpërthimi i komanduar.