Sot në seancë plenare u diskutua dhe u miratua projektligji“ Për Ratifikimin e marrëveshjes për mbështetje teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019 -2022”.
I nderuar zoti kryetar i kuvendit!
Të nderuar koleg dhe kolege deputetë!
Të dashur qytetarë!
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në cilësinë e komisionit përgjegjës diskutoi dhe miratoi unanimisht projektligjin“ Për Ratifikimin e marrëveshjes për mbështetje teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019 -2022”.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, 11 vite më parë ishte një arritje e madhe, historike dhe e jashtëzakonshme, pasi ka forcuar pozitës e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Rruga e gjatë që ka ndjekur vendi ynë për anëtarësimin në NATO, nuk ka qënë një proces i thjeshtë dhe i lehtë, pasi ka kërkuar shumë punë, shumë mund dhe shumë sakrificë nga të gjithë efektivat ushtarakë, burrat dhe gratë nën uniformë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilët punuan me përkushtim dhe përgjegjshmëri për futjen e Shqipërisë në familjen e madhe të vlerave të lirisë, duke i krijuar kështu vendit tonë mundësinë dhe të drejtën për të qenë të barabartë, në një tryezë kaq të rëndësishme të vendimmarrjes botërore.
Qëllim i marrëveshjes të cilën ne po e diskutojmë dhe që do ta miratojmë sot, është realizimi i një investimi nga NATO në vlerën 50 milion euro, për implementimin e programit i cili do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore Kuçovë dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike dhe që është një nga investimet strategjike të NATO-s për ballkanin dhe projekti i parë në llojin e vet që do arrij të realizohet në vendin tonë.
Kryerja e këtij investimi do të ndikoj pozitivisht si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe sociale, si për banorët ashtu edhe për bizneset në afërsi të bazës ajrore jo vetëm të Bashkisë së Kucovës por edhe më gjerë në Qarkun e Beratit.
Pjesë në procedurat e prokurimit për përmbushjen e qëllimit të kësaj marrëveshjeje do të jenë jo vetëm firmat e huaja por edhe firmat shqiptare të cilat plotësojne kriteret teknike e ligjore si dhe kriterin e paisjes me certifikatën e sigurisë.
Ajo që duhet theksuar është fakti se përgjegjësia që ka qeveria shqiptare është marrja e masave të nevojshme që të gjitha pajisjet/mallrat/materialet, të cilat do të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllimin specifik për përmbushjen e qëllimit të kësaj marrëveshjeje dhe implementimit të projektit, do të përjashtohen nga TVSH-ja, detyrimet doganore dhe taksat e tjera etj.
Në bazë të marrëveshjes së firmosur nga palët janë parashikuar disa etapa dhe vlera financimi për rindërtimin e bazës ushtarake.
🔺 Për restaurimin e pistës do të shpenzohen 30 milionë euro.
🔺 Për restaurimin e kullës së kontrollit do të shpenzohen 100 mijë euro.
🔺 Për sigurimin e mjediseve për depozitimin dhe furnizimin me karburant për avionët do të shpenzohen 8, 545,000 euro.
🔺 Për sigurimin e qendrës kundër avarive dhe zjarrit do të shpenzohen 672 mijë euro dhe
🔺 Për sigurimin e mjediseve për municionin 2 milion euro.
Procedurat e prokurimit do te kryhen nga vete strukturat e NATO-s të cilat do të bëjnë dhe përzgjedhjen e firmave fituese.
Agjencia e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin do të dërgojë informacion në lidhje me Kontraktuesit shqiptarë që do të ofertojnë për përmbushjen e objektit të Marrëveshjes së Mbështetjes Teknike, i cili duhet të certifikohet nga autoritetet kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, për të qënë të përshtatshëm për tu përfshirë në Listën e Burimeve të Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin. Nëse Kontraktuesit do të përdorin Nënkontraktues shqiptarë, atëherë pranohet se të gjithë nënkontraktuesit e propozuar duhet të aplikojnë tek Ministria e Mbrojtjes shqiptare në pajtim me Nenin 45 në Ligjin numër 9643, datë 20. 11. 2006 “Prokurimet Publike” dhe që do të vleftësohet po nga Ministria e Mbrojtjes.
Me qëllim lehtësimin e vleftësimeve të tilla në kohë dhe si rrjedhojë maksimizimin e konkurrencës, Shqipëria do të kryejë vleftësimin e aplikimeve në një kohë të shpejtë dhe Agjencia e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin do të udhëzojë ofertues të mundshëm se Nënkontraktuesit nga Shqipëria duhet ti nënshtrohen vlerësimit pozitiv në kohën e paraqitjes së ofertës.
🔺 Punimet për bazën e re të NATO-s do të zgjaten në kohë dhe sipas aneksit B te marrëveshjes përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2023.
Për restaurimin e pistës duhet të paktën disa muaj për të qenë gati në nëntor të vitit 2023.
🔺 Ndërsa më i shpejtë në kohë do të jetë restaurimi i pistës së kontrollit së avionëve në nëntor të 2022-it.
🔺 Sigurimi i mjediseve për depozitimin dhe furnizimin me karburant për avionët përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2023.
🔺 Sigurimi i qëndrës kundër avarive dhe zjarrit përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2022. 🔺 Sigurimi i mjediseve për municionin përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2023.
Gjatë diskutimit të projketligjit në komisionin e sigurisë zv/ministri Koci theksoi faktin se Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar në buxhetin e saj likujdimin e detyrimeve për shpronësimin e objekteve dhe tokave të fermerëve të zones të cilat preken nga zbatimi i projektit si dhe ndërtimin e murit rrethuas të bazës, investime të cilat janë shumë pak krahasuar me investimin e NATOS në këtë bazë.
Në kushtet kur kjo marrëveshje është në kuadër të angazhimeve të vendit tonë dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndaj NATO-s, si dhe pjesëmarrjes tepër të dalluar dhe të vlerësuar maksimalisht në këtë Aleancë, të nderuar koleg dhe kolege deputete ju ftoj ata miratojmë atë.
Faleminderit !