Nga Ahmet Zani:
Në qendrën e qytetit të Fushë Krujës, deputetja vajza 22 vjeçare nga ky qytet, ka mbajtur premtimin e saj ne fushatën elektorale, për hapjen e zyrës në shërbim të qytetarëve. Në ceremoninë e organizuar mernin pjesa demokratë, dhe qytetarë nga Fushë Kruja, ndërsa asistuan dhe deputetët Flutura Açka dhe Eralda Tase Bano.
Një ceremoni modeste dhe fjalim i shkurtër nga tre deputetet. Për të pranishmit, Andia Ulliri uroj mirë se ardhjen në perurimin e zyrës, dy kolegëve të saj dhe banorëve fushë krujas, duke i falenderuar për bashkpunim.
Deputetja Andia Ulliri ka shtuar më tej, se qëllimi i hapjes së kësaj zyre, ka ardhur si premtim në fushatën elektorale, ku shumë qytetarë dhe demokratë e kanë gjetur veten të humbur, në sensin se ku do të drejtoheshin, nuk gjenin derë për të trokitur. Me premtimin se një ditë, nëse do bëhesha deputete, me patjetër, qytetarët do të kenin derën e tyre për të trokitur, dhe kjo është një derë. Zyra besoj është ajo derë që do të bashkojë, jo vetëm demokratët e Fushë Krujës, por të gjithë qytetarët që kanë shqetësim, dhe unë do t’i pres kurdo dhe ne çdo kohë.
Ndërsa Flutura Açka deputete e PD në Parlamentin shqiptar, ka thënë se ndjehem shumë e nderuar që ndodhem ne Fushë Krujë mes demokratëve, dhe për herë të parë pas kaq javësh të shqetësuara dhe nuk dëgjoj pyetjen ” a je me Bashën apo me Berishën” dhe sinqerisht, jam shumë e lumtur që gjendem mes kaq demokratëve, kur mendon se demokratët janë të përçarë, por në të vërtetë, ata e spjegojnë me buzëqeshje, me prani se sa e rëndësishme është Partia e tyre. Ajo që i bashkon janë idealet dhe demokracia, që do të thotë se pavarisht betejës së pabarabartë që kishim në zgjedhjen e 25 prillit, demokratët do të vazhdojnë betejën sëbashku.
Kjo zyrë që është hapur, nuk është zyra e Andia Ullirit, dhe demokratët do ta shohin si zyra dhe streha e tyre, ku të kenë mundësi, të takohen, të thonë fjalën e tyre të lirë, të mendojnë si të jemi bashkë dhe kjo zyrë do mbetet shtëpia dhe streha e tyre. Besojmë se do ta shoqërojnë dhe shumë streha të kolegëve të Andias.
Personalisht me Adia Ullirin jam takuar në këtë legjislaturë, dhe kam parë një vajzë e re, e brishtë, e qetë dhe e mençur, një vajzë që di të dëgjojë, që ka dëshirë të këshillohet, dhe neve për të tillë njerëz kemi nevojë, për gjakun e ri, frymën e re ne PD.
Uroj demokratëve të Fushë Krujës dhe çdo demokrati që këtë betejë të turbullt, ta kalojmë sa më shpejt dhe të jemi bashkë në beteja të ardhshme.
Gjatë takimit kanë folur dhe demokratë të cilët shpresojnë në të ardhme më të sigurtë të PD, dhe falenderimi i tyre është për deputeten Andia Ulliri e cila deri më tani është gjendur pranë demoktratëve dhe qytetarëve të Fushë Krujes.