FIZIOTERAPIA, SHKENCË APO ART?
Mirela Pitushi: “Nder dhe privilegj për mua që mora pjesë në Kongresin maratonë që zgjati për më shumë se nëntë orë, me referues nga vende të ndryshme si Portugalia, Anglia,Turqia,Italia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqiptaria!
Kongresi ishte jo vetëm frytëdhënës por përfitimet që morën prej tij profesionistët ishin mbresëlënëse!
Vlen për t’u theksuar fakti që ky ishte Kongresi i parë në Ballkan për fizioterapinë, i realizuar në këtë lloj formati me më shumë se 1400 profesionistë dhe studentë të fushës!
Në përfundim të Kongresit u krijua dhe Bordi i cili do të punojë për kërkesat që u shpalosën të një rrugëtimi i cila ka kohë që kërkohet si dhe përgatitjet për Kongresin e 5-të i cili do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit ku jam besimplotë se do të jetë me dyfishin e pjesëmarrësve nga të gjitha trojet Shqipëfolëse dhe jo vetem.
Mirënjohës dhe falenderues për të gjithë kontributin tuaj në ARTIN e Fizioterapisë që është i bazuar në SHKENCË”!