Narkokomisaret, Balozët e zi të drogës në vend!’
Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha duke publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij.
‘Oficeri antidroge denoncon narkokomisaret kujdestar te plantacioneve te kanabisit ne mbare vendin.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
Denoncimi i plotë:
Prsh zoti Berisha, jam perseri oficeri policise qe disa dite me pare ju shkruajta mesazhin shqetesues mbi kanabizimin made in ardi veliu me urdher te Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit te brendeshem Sander Lleshi te cilin ju e publikuat. Duke qene se mesazhi beri jehone neper media ktu ne drejtorine e pergjithshme filloi “gjuetia e shtrigave” per te gjetur autorin qe dekospiroi tek ju ardi kambalen.
Duke qene para kti fakti po jua bej me dije te plote mekanizmin ne fjale qe te meret vesh nga mbare populli shqiptar ky grup kriminal me uniformen e policise shtetit i cili nepermjet mekanizmit te kanabizimit synojne te nderhyne ne zgjedhjet e ardhshme:
-Shkodra, drejtor eshte famozi rilindas,hajduti me çizme niko ibrahimi. Kanabizuar komplet territori i dukagjinit dhe malesise madhe.Kryeson shefi i malsis madhe nard ndreka i cili ka 4 vjet qe mbikqyr mbjedhjen dhe trafikimin drejt malit te zi.
-Kukesi, drejtor nje pensionist pervers zef laska. Kanabizuar zona e tropojes. Kryeson shefi i komisariatit tropojes manekini haki cakos, arjan dumi.
-Dibra, drejtor pijaneci skender kalemi me dy sulmuesit e tij,shefat Gaz Demrozi dhe Aldi Mema kane mbjedhe mijra e mijra bime narkotike ne diber dhe burrel.
-Lezha, drejtor henerigert mitri i cili e ka zanat kanabisin. Se bashku me shefi nik nikolli ka mbjelle ne zonen malore te kashnjetit qindra mijra bime ne bashkpunim me klanin ndreca re p.s,shefi rreshenit naim lala,nje adikapat i cili mori 0 pike ne provimin per grade krahas siperfaqeve te tera ne mal eshte mbjedhe dhe disa metra nga rruga kryesore, shefi kurbinit erdit rreceku ka mbushur malesin ne kufi me krujen.
-Durresi, drejtor ish polici fnsh florenc shehu i cili ka lene punen ne dr dhe aktualisht ndodhet ne kruje se nuk ka besim tek shefi krujes artur heba dhe po i numron nje per nje bimet dhe mer parapagim nga grupet e zones.Gjithashtu bashkpunon me durim bamin per personat qe nuk binden te paguajne 30%.
-Elbasani, drejtor arjan muça i cili eshte ne gjume prej kafeve qe mer nga drejtuesit e klaneve te droges ndersa kampionin e kanabisit ka bedri hasanin lidhje direkt e veliut. Bedriu mbolli qindra mijra bime ne librazhd ku ju zbuluan nga agjensi tjera ligjzbatuese dhe ne vend qe te perjashtohej nga policia ardi e kaloi ne drejtim te komisariatit te cerrikut ku dhe sivjet po ushtron te njejtin aktivitet.
-Fieri, drejtor bledar celiku lidhje e fatmir xhafes. Veliu pas nje frohje me xhafen i beri kete nder duke cuar celikun te menaxhoje per llogari te xhafes naften, laboratoret e drograve te forta si dhe kanabisin e qarkut muzeqar. Shefat qe jane te implikuar ne kanabizin jane alfred thaci i mallakastres dhe ledio ibrahimi i fierit.
-Korca, drejtor ferdinand mara, lidhje e veliut nje hajdut tipik i cili shpetoi per fije nga prangat e shcba kur ishte drejtor ne lezhe.Mara zevendesoi lorenc panganiken i cili kishte krijuar konflikt per kanabisin me zv drejtorin ilir proda i cili deri dje ishte i perkedhelur i sajmir tahirit e tani u bekua nga ardi veliu se e ka nga delvina.Tani mara,proda dhe shefi i korces florian dano menaxhojne hektare me kanabis ne kete qark.
-Vlora, drejtor artion duka po ne kuptimib e vertete te fjales nje duke i krimit. Lumi i vlores gelon nga siperfaqet e kanabisit i cili me tu korrur kalon direkt ne floten e skafeve qe presin diten per diell te mbushen e te nisen drejt italise. Ndihmes duka ka shefin e kom vlore edmond pjetrin nje mirditor lidhje e lleshit dhe ate te delvines dashamir rrapon.
-Gjirokastra, drejtor perlat vatoci se bashku me zv drejtorin koco dafa menaxhojne sasi pafund kanabisi ne tepelene permet e gjirokaster.Koco dafa eshte garanti i kanabisit ne qark nga ku me eurot e perfituara po investon dhe nderton nje kompleks hotelerie pa leje ndertimi nga bashkia ne malshove te permetit.
Shefi permetit petrit gjokaza,nje trim mirdite qe shkon ne zyre me tuta adidas e ka kthyer permetin ne nje ciflig ku se bashku me altin currin dhe franc ndoja,drejtues te larte kto te shcba, kane pushtuar pyjet e fshatrave lipivan e postenan ku jane vendosur parcela pafund ku cmimi fillon nga 40.000€ deri ne 130.000€ te cilat ndahen midis tyre.
Tepelena shef elidon cela, mekembes direkt i ardi veliut i cili ka mbushur zona te tera te kurveleshit dhe memaliajt, shkon vete pacele me parcele duke numruar dhe mbledhur leket ne bashkpunim me 4 grupe kriminale lidhje direkte te p.s e gramoz ruçit.
-Berati, drejtor neritan nallbati krahu i fuqishem i hakmarrjes per drejtesi beri nje levizje taktike ku zuri vendin e drejtorit ne kte qark per te shfrytezuar maksimalisht kete rreth ne kanabizim. Ndihmesit e tij shefi skraparit ermal lulaj ish shoferi i agron xhafes ne vlore dhe ai i beratit alfred cenaj kane lulezuar vendin me qindra mijra kudo qe ka burime uji.
Dhe te fundit qarku i tiranes ku drejtor eshte simpatiku, paraardhesi dhe me pas krahu i djathte i veliut,rebani jaupi i cili ja ka kaluar dhe vete sulltanit te surrelit me hapsirat me kanabis ne malesite e tiranes qe menxhon me bashkpuntoret e tij ku shquhen agim hoxha,arsen sinomataj, erjon ahmeti. Keto te fundit shefa ne tr cdo date 1, kane takse mujore shumen 10.000€ tek ardi veliu te cilen e permendin dhe tavolinave se eshte nje shume e kripur ne fakt.
Dhe per mbyllje i nderuar zoti berisha, u pa ne media nje lajm qe kishin ardhur gjeneralet e guardias ktu ne drejtori te pergjithshme. Po eshte e vertete qe vine koleget cdo vit dhe bejne monitorime por ato kerkojne qe te jene dhe vete te pranishem ne operacion per prerjen e kanabisit, por nuk lejohen nga ardi veliu se i dalin lakrat ne shesh.Gjithashtu shtrohet pyetja dhe pse nuk paraqiten me pamje filmike prerjet dhe nr i bimeve ne parcelat qe kane sjelle kordinatat guardia di financa? Arsyeja eshte e qarte! Pune te mbare e jete te gjate zoti Berisha!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)