16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DENONCIMI i gruas nga Fushë Kruja: Kunati erdhi na rrahu, KOMISARIATI S’NA MERR DËSHMINË. Kam 32 të qepura…

by News Albania
11/07/2020
in Aktualitet, Kronikë
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Merita Brama nga Fushë-Kruja ka denoncuar në dritare.net dhunën nga ish-kunati, ndërsa ndodhej në komisariat bashkë me dy djemtë e saj. Ajo kontaktoi me gazetarin e dritare.net, Isa Myzyraj dhe i kërkoi ndihmë për të shpëtuar nga dhuna e ish-kunatit Fatbardh Doçi, pasi në komisariat nuk gjeti zgjidhje.

“Jemi në Komisariatin e Fushë-Krujës. Një neglizhencë totale. Jemi tre vetë të dhunuar barbarisht nga ish-kunati im dhe nuk pyet njeri. Nuk na kanë sjellë as psikolog. Jemi familje e dhunuar. Kam kaluar tentativë vrasjeje. Tani do të na vrasë kunati.”, tregon Merita.

Gazetari: Aktualisht ku ndodheni?

Merita Brama: Jam në komisariatin e Fushë-Krujës, por nuk kemi asnjë mbështetje. Po rrimë këtu po presim.

Gazetari: Me kë jeni në komisariat?

Merita Brama: Jam me dy djemtë e mi.

Gazetari: Sa vjeç janë djemtë?

Merita Brama: Njëri 31-vjeç, tjetri 27.

Gazetarja: Kunati ka ushtruar dhunë ndaj jush sot?

Merita Brama: Po. Kam që në 2017-ën që kam urdhër mbrojtje ndaj tij. Në korrik më ka mbaruar urdhri i mbrojtjes. Të lutem hajde në komisariat, shikoje se çfarë bëhet këtu. Dhunuesi është i lirë. Dhunuesi po rri këmbë mbi këmbë në komisariat. Ne jemi të gjakosur, të copëtuar. Ma morën djalin ma çuan për ta vizituar.

Rasti i Merita Bramës nuk është i padëgjuar. Tre vjet më parë, përmes një letre publike, ajo denoncoi dhunën nga ish-bashkëshorti, Isuf Doçi. Ish-burri i saj ndodhet në burg tani, për tentativë vrasjeje. Pavarësisht se ish-bashkëshorti u burgos, kalvari i vuajtjeve për Meritën, vazhdoi edhe më tej, si pasojë e dhunës nga ish-kunati, Fatbardh Doçi, nga i cili kishte edhe urdhër-mbrojtjeje./drita

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania